VLERAT TONA

Kërkimi i përsosmërisë cilësore tek prodhimet tona si një sjellje etike, e hapur, përgjegjëse janë thelbi i punës sonë.
Jemi të vetëdijshëm që pirja e duhanit është një nga arsyet e rrezikut të zhvillimit të sëmundjeve neoplastike, kardiovaskulare dhe të rrugëve të frymëmarrjes dhe për këtë arsye prodhojmë dhe tregëtojmë me kujdesin më të madh prodhimet tona. Qëllimi ynë nuk është nxitja e njerëzve për të pirë duhan, por paraqitja e prodhimeve në më të mirën e cilësisë për përdoruesit e rritur që kanë zgjedhur me vetëdije të plotë pirjen e duhanit.
Jemi vazhdimisht të përqendruar në përzgjedhjen e cilësisë më të mirë të duhanit dhe përdorim teknologjinë më të përparuar të prodhimit dhe të kqyrjes së cilësisë. Përpiqemi për të përhapur paralajmërime të qarta e të sakta shëndetësore në lidhje me pasojat e pirjes së duhanit mbi shëndetin. Jemi të bindur se fëmijët nuk duhet të pijnë duhan. Jemi të qartë rreth prodhimeve tona dhe gjithmonë në ndjekje të rregullave e kulturës vendase. Besojmë në një rregullim ligjor të aftë për të barazpeshuar interesat e duhanpirësve me ato të jo-duhanpirësve.

International Tobacco PLC - London