1/4

TË DHËNA MBI DUHANIN

Bima e duhanit i përket familjes Solanaceae, e njëjta me atë të patates, të patëllxhanit, të domates, dhe të specit. Ka prodhim vjetor dhe ngandonjëherë edhe më shumë prodhime brenda vitit, me trup bimor të ngritur, të gjatë 1-3 metra, gjethe eliptike ose heshtake që përmbajnë kripëra minerale, sheqerna, proteina, rrëshirë, përmbajtës aromatizues, përbërës të paqëndrueshëm dhe nikotinë. Lulet janë shumë të hijëshme të mbledhura përreth thelbit, fruti është në trajtën e kapsulës dhe përmban fara të vogla ngjyrë kafe, sferike apo eliptike, me një jetëzgjatje prej 4-5 vitesh në kushte të zakonshme mjedisore.
Nga Amerika, duke filluar prej shekullit të XVI-të, bima e duhanit u përhap me shpejtësi në të gjithë botën, duke u ndarë në një larmishmëri shumëllojshmërish, falë përshtatshmërisë së saj të lartë në mjedise të ndryshme. Sot duhani rritet në rreth 100 vende shumica e tyre janë në zhvillim.
Kontinentet ku rritja është gjerësisht e përhapur janë Azia ( veçanërisht Kina, India, Turqia ) dhe Amerika ( Shtetet e Bashkuara, Brazili ), por është e pranishme edhe në Europë ( Itali, Greqi, Bullgari, Poloni, Rusi ), Afrikë ( Zimbabve, Malaui ) dhe Oqeani ( Australi dhe Zelandë e Re ).
Çdo rajon jep prodhimtari të ndryshme. Ndikimi i klimës dhe tokës është vendimtar.

 

Ka verietete të ndryshme të duhanit, ndryshojnë në veçoritë, kushtet klimatike, kujdesi për gjethet pas mbledhjes.

Besojmë se industria e duhanit duhet ti nënshtrohet një regjimi rregullator të aftë për të mbrojtur qytetarët dhe për të barazpeshuar interesa të ndryshme.

Duhani mbërriti në Europë me zbulimin e kontinentit Amerikan, por popujt vendas të kontinentit Amerikan e tymosnin për qëllime rituale dhe fetare prej një kohe të gjatë.

International Tobacco PLC - London