RREGULLIMI I PRODHIMEVE TË DUHANIT


Industria e duhanit i nënshtrohet një disipline ligjore shumë të ndërlikuar që përfshin ligje kombëtare dhe Europiane, ashtu si edhe konventa ndërkombëtare.

Qindra mijëra fermerë rrisin duhanin, industria e duhanit përbën miliona vende pune, prodhimet e duhanit janë produkte nën tatim të lartë dhe përbëjnë një burim të rëndësishëm të ardhurash për të gjitha vendet, pavarësisht përhapjes së ndërgjegjësimit mbi rreziqet shëndetësore, në botë aktualisht ka rreth 1 miliardë duhanpirës.
Nisur nga kjo, megjithëse prodhimi dhe tregëtimi i prodhimeve të duhanit ngjall shqetësime serioze në një pjesë të madhe të shoqërisë, duket jo e pamundur të mendosh se mund të ndalohet.
Çështja duhet zgjidhur në mënyrë objektive. Ne mendojmë se ndërmarrjet prodhuese duhet të merren me sipërmarrjen e tyre në mënyrë të përgjegjshme ndërsa Qeveritë duhet të punojnë për miratimin e një rregulloreje të barazpeshuar që merr parasysh nevojat e të gjitha palëve ndërvepruese: Autoritetet shëndetësore, Ministri të ekonomisë, fermere rritës së duhanit, prodhues të duhanit, përdorues, jo-duhanpirës. Është e nevojshme një politikë e parandalimit dhe ndërgjegjësimit ( fushata duke filluar nga vitet e para shkollore, kujdes mbështëtes per ata që synojnë të lenë duhanin, të dhëna më të detajuara e të qarta mbi prodhimet në treg ) por është po aq e rëndësishme marrja parasysh se një rregullore shumë kufizuese mund të çojë në rritje të tregut të paligjshem ( falsifikim dhe kontrabandim ) të prodhimeve më prejardhje duhani. Rreziqet lidhur me rritjen e tregëtisë të paligjshme janë jo pak të rëndësishme jo vetëm për sa i përket humbjes së të ardhurave tatimore, por mbi së gjithash për rreziqet mbi sigurinë e përdoruesve nga mungesa e kontrolleve të rrepta të kryera mbi prodhimin nga prodhuesit pjesë të tregut të ligjshëm.

International Tobacco PLC - London