PIRJA E DUHANIT DHE SHËNDETI

Studimet statistikore tregojnë se grupet e duhanpirësve kanë një mundësi më të madhe për tu prekur nga disa sëmundje krahasuar me jo-duhanpirësit: pirja e duhanit rrit rrezikun e zhvillimit të kancerit të mushkërive, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes dhe probleme të tjera shëndetësore. Ashpërsia e dëmit është e lidhur me moshën e fillimit të pirjes së duhanit, me numrin e cigareve në ditë, me numrin e viteve të pirjes së duhanit, me përthithjen pak a shumë në thellësi.
Si prodhues cigaresh ndjejmë përgjegjësinë e nxjerrjes në pah të rreziqeve nga pirja e duhanit, i dëmshëm në të gjitha trajtat e tij ( cigare, puro, llulle, etj. ) dhe besojmë se çdo përdorues i rritur ka të drejtën për të pasur të gjithë të dhënat e nevojshme për të bërë një zgjedhje të vetëdijëshme. Jemi plotësisht kundër tregëtimit të prodhimeve të duhanit për fëmijët. Mbarëvajtja e punës sonë tregëtare kryhet nën kufizime të qarta dhe të rrepta.

PIRJA JO E DREJTPËRDREJTË E DUHANIT

Pirja jo e drejtpërdrejtë e duhanit është një përzjerrje në mjedis e tymit të prodhuar nga djegia e një cigareje me tymin që më parë është thithur nga duhanpirësi dhe më pas është nxjerë prej tij. Autoritete të shumta shëndetësore, ndër të tjera edhe OBSH-së, kanë arritur në përfundimin se pirja e duhanit në mënyrë jo të drejtpërdrejtë rrit rrezikun e prekjes nga sëmundje të rënda si kanceri i mushkërive dhe sëmundje të zemrës tek jo-duhanpirësit. International Tobacco mbështet një rregullore që barazpeshon interesat e duhanpirësve dhe të jo-duhanpirësve.
Besojme se duhanpirësit duhet të jenë plotësisht të vëmendshëm kundrejt të tjerëve përreth tyre dhe këshillojmë me këmbëngulje që në asnje mënyrë nuk duhet të pijnë duhan në prani të foshnjave fëmijëve, apo të grave shtatëzena.

International Tobacco PLC - London