LLOJE KRYESORE TË DUHANIT

Tre llojet më të përhapura të duhanit janë Virginia, Burley dhe Orientale.



DUHANI VIRGINIA
Duhani Virginia merr emrin nga një prej shteteve Amerikane ku Britanikët filluan rritjen prej vitit 1612. I përket klasit “Flue-cured” ( gjethet i nënshtrohen një flladi të lehtë ajri të ngrohur i cili bën tharrjen e tyre ) dhe është shumë i çmuar sepse është i ëmbël, i butë, aromatik dhe ka një djegie të shkëlqyer.
Rritet në të gjithë botën: Në Amerikën e veriut ( Virxhinia, Karolina e Veriut dhe e Jugut, Xheorxhia, Florida dhe Alabama ), në Amerikën e jugut ( Argjentinë dhe Brazil ), në Afrikë ( Afrika e Jugut, Zimbabve, Malaui, Tanzani dhe Zambi ), në Azi ( Indi, Pakistan, Filipine, Kore e Jugut, Tajlandë, Japoni dhe, mbi së gjithash, në Kine ), në Oqeani ( Australi dhe Zelandë e Re ), në Europë ( Vendet e lindjes, Greqi, Itali ).



DUHANI BURLEY

Duhani Burley ka një ngjyrë më të errët krahasuar me llojet e tjera sepse është “Air cured” ( gjethet vendosen në tharrje në ajër deri sa të arrijnë një ngjyrë që ndryshon nga kafe e çelur në kafe të errët ). Ka një shije të ngjashme me atë të puros, prodhohet kryesisht në SHBA, por rritet edhe në Europë, Azi, Afrikë, Amerikën qendrore dhe jugore.

LLOJSHMËRIA ORIENTALE
Duhanet Orientale i përkasin të gjithë klasit “Sun-cured” ( gjethet vendosen në tharrje nën rezatimin djellor ). Njihen për gjethen e vogël në ngjyrë të verdhë si prej ari, por mund të gjenden edhe në ngjyra më të errëta, nga e verdha-në-jeshile në të kafe. Janë shumë aromatike. Rritja është e përqendruar kryesisht në vendet bregdetare të Mesdheut lindor, të Detit Egje, Detit Marmara dhe Detit të Zi.

International Tobacco PLC - London