HISTORIA E DUHANIT

Tradita e pirjes së duhanit është shumë e vjetër. Në kohët para-Kolumbiane ishte e rrënjosur në traditën, kulturën dhe ritet fetare të të gjithë etnive vendase. Kur detarët e Kristofor Kolombos prekën tokën në 1492 në ishullin e San Salvador-it, vërejtën se shumë prej të ashtuquajturve Indios mbanin në duar një lloj shkopi të ndezur në njërin skaj dhe thithnin tymin në skajin tjetër. Në vitin1500, nga Bota e Re, duhani u përhap edhe në Europë. Mendohet se me siguri është rritur për herë të parë në Kopshtin Mbretëror të Lisbonës në vitin 1558 dhe se prej Portugalisë Ambasadori Francez Jean Nicot ka dërguar fara drejt Francës rreth vitit 1560.
Fillimisht, risija e “barit Amerikan” është përdorur kryesisht si ilaç, mendohej si i aftë për të shëruar shumë të këqija, arsye për të cilën u bë sundim i përgatitësve së barnave mjekësore. Përdorej për shërimin e sëmundjes së murtajës, ulçerat gastrike dhe pneumoninë; dukej sikur plagët risnin aftësinë e tyre për tu shëruar pasi ishin tymosur dhe se ishte mrekullibërëse aftësia e tij për tu kundërvënë prishjes së dhëmbëve.


Përgjatë shekullit të XVII-të, duhani në vazhdimësi humbi qënien e tij fillestare të një bime mjekësore dhe u përhap përdorimi i tij sipas dëshirës, me trajta të përdorimit në varësi të shkallës shoqërore: ushtarët e përtypnin, oficerët e pinin me llullë, aristokratët e afronin drejt vrimave të hundës dhe e nuhasnin. Në vitin 1700, një borgjez i cili synonte të bëhej një zotëri i vërtetë, duhet të nuhaste duhanin. Mbajtëse duhani prej ari u kthyen në simbol të asaj kohe.
Në gjysmën e parë të shekullit të XIX-të filloi të jetë në bujë të madhe në të gjitha sallonet europiane puroja, e pirë fillimisht vetëm nga Spanjollët.
Në shekullin e XIX-të u përhap edhe përdorimi i vazhdueshëm i cigareve, që u kthye gjithnjë e më popullore në të gjithë Europën pas luftës së Krimesë, kur veteranët u kthyen në shtëpi me disa cilindra letre të mbushur me duhan. Fillimisht, cigaret prodhoheshin me dorë, në vitin 1880 u soll risia, në Shtetet e Bashkuara, mjeti i pare i mbështjelljës mekanike.

International Tobacco PLC - London